Java Europiane e Sigurisë në fokus edukimi i fëmijëve

0
Screenshot

Në kuadër të Javës Europiane të Sigurisë Rrugore, u zhvillua në Elbasan një aktivitet sensibilizues me fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve.Oborri i bashkisë Elbasan u kthye në një skenë ku u inskenuan situata të ndrushme se si duhet vepruar në raste aksidentesh apo edhe për të lëvizur.
Ina Habilaj, Përgjegjëse e Sektorit të Ndërgjegjësimit, Njësia e Promovimit dhe Ndërgjegjësimit, DPSHTRR u shpreh se kjo nismë synon të informojë sidomos grupmoshat e reja mbi rëndësinë që ka zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Fëmijët ishin pjesë e aktivitetit të cilët u njohën me nisma konkrete që synojnë rritjen e sigurisë në rrugë, edukimin e përdoruesve të mjeteve të transportit dhe përmirësimin e kushteve të lëvizjes, duke vënë në qendër jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Fatmirësisht në Elbasan gjatë muajve të verës pati një numër të ulët të aksidenteve rrugore duke e bërë një nga sezonet më të sigurta.