“Më fut mbesën në punë, ose…”, kanosi drejtorin e spitalit të Durrësit, e pëson 41-vjeçari

0

Një 41-vjeçar në Durrës e ka pësuar nga policia, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës drejtorin e spitalit të Durrësit.

Burime zyrtare thonë se shkak është bërë fakti se shtetasi me inicialet V.M., ka kërkuar që drejtori t’i fuste në punë mbesën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.”, sqaron policia.

© BalkanWeb