Eleganca dhe bukuria botërore ulen “këmbëkryq” në Belsh

0

Edicioni i 22-të i Miss Globe 2025 vijon turin tradicional nëpër Shqipëri. Newsbomb.al ka mësuar se momentalisht vajzat më të bukura të globit, përfshirë këtu dhe “Miss Shqipëria 2025” Valentina Gegprifti, ndodhen në Belsh duke vizituar bukuritë natyrës, eksploruar gjeografinë e mrekullueshme e duke prekur nga afër mikpritjen e zonës së Dumresë.

Mes muzikës tradicionale, Miss Globe 2024, kolumbiania Diana Moreno Sedano, ia merr valles në Belsh së bashku me valltarët. Qendra e Belshit u vesh me ngjyrat e flamujve nga e gjithë bota e me bukuri të rralla.

Ky tur është i ndarë në dy etapa, fillimisht qytetin e Pukës me më pas për ta përmbyllur në Librazhd. Gjysmëfinalja do të zhvillohet nga Gjirokastra, për tu mbyllur në Sarandë e më pas me një nisje drejt bregdetit të Durrësit.

Ndërkohë më 11 tetor do të zhvillohet finalja e talent shoë. Fituesja e këtij turi do të ketë mundësinë të performojë si artiste në skenën e madhe të Miss Globe më 15 Tetor në Pallatin e Kongreseve.