Rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ja kush kryeson në qytetet shqiptare

0

Pas përfundimit të procesit zgjedhorë dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni shqiptar VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë.

Kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në proces të grumbullimit të informatave”, deklaron VLEN.

Kështu, pas mbylljes së votimeve, koalicionit shqiptar në Qeveri ka nisur festën me fishekzjarrë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet lokale në Komunën e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, nga 54,77% e vota të numëruara, rezultatet janë si më poshtë:

Limani fiton bindshëm në Gostivar me 64% të votave të numëruara

Samka Ibraimoski – 151

Bajram Rexhepi – 8.374

Katka Bozhinovska – 1.689

Bilall Kasami – 10.166

Stevica Sarkoski – 805

Izet Zejneloviq – 66

Në Komunën e Tetovës ka 87.094 votues dhe dalja deri në ora 18:30 ka qenë: 46%.