Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në ambientet e SPAK këtë mesditë. Ai theksoi se thirrja në Prokurorinë e Posaçme nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me të dhe u kërkoi gazetarëve “të mos shqetësohen”. Doshi nuk e la pa përmendur ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, tashmë në burg, duke i cituar një frazë të tij që ‘kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne’.
“Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua. Siç ka thënë edhe Erioni, kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne,” tha Tom Doshi.
Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se hetimet kanë të bëjnë me komunikime të dyshuara mes Doshit dhe një kryebashkiaku gjatë fushatës zgjedhore. Doshi është paraqitur në SPAK edhe më 24 shkurt të këtij viti, ku tha se ishte pyetur për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023. Sipas tij, arsyeja ishte një takim elektoral me një person që ndodhej nën përgjim nga SPAK





