Shqipëria dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në bujqësi, zhvillim rural dhe siguri ushqimore

0

Tiranë, 27 Tetor 2025

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë, Ministri i Bujqësisë mirëpriti në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

Gjatë takimit, palët vlerësuan partneritetin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e suksesshëm në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore. Diskutimet u përqendruan në zbatimin e Planit të Veprimit që buron nga Deklarata e përbashkët për skemat e sigurimeve bujqësore (modeli TARSIM), një projekt që synon rritjen e sigurisë ekonomike për fermerët shqiptarë.

Ambasadori turk shprehu gatishmërinë e palës turke për të thelluar bashkëpunimin teknik dhe institucional, veçanërisht në fushat e sigurisë ushqimore, mbrojtjes së bimëve mjekësore dhe shkëmbimit të ekspertizës teknike.

Ky takim konfirmon angazhimin e përbashkët për të forcuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke i dhënë përparësi zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe garantimit të standardeve të larta të sigurisë ushqimore.

Postimin e ministrit Andis Salla mund ta ndiqni duke klikuar në këtë link