SHKODËR- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se makina e djegur është gjetur në fshatin Postribë.
Kjo makinë dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit me tritol ndaj punonjësit të Tatimeve Enea Busukja. Vetë Busukja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.





