Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim B. K., 42 vjeç, të cilin Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Rr., 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë produkte në një supermarket.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. L., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





