30-vjeçari në Bathore plagoset në krah me armë zjarri, dërgohet në spital

0

Një 30-vjeçar është plagosur në krah me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 dhe i riu me iniciale E. V., është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.