‘Të qëndrojmë të bashkuar për mbrojtjen e fëmijëve’! Projektligji mbi Barazinë Gjinore! Qytetarët sërish në protestë para Parlamentit në 19:00

0

TIRANË- Qytetarët do të protestojnë sot në orën 19:00, ndërsa në Parlament do të diskutohet për projektligjin mbi barazinë gjinore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koalicioni Shqiptar pro familjes dhe jetës u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tyre, para Parlamentit.

Ata thanë se kjo protestë bëhet me qëllim mbrojtjen e familjes, fëmijëve dhe kombit. Në postimin e tyre shkruhet se veshja duhet të jetë më të zeza, pasi sipas tyre kjo është një ditë zie kombëtare.

Postimi i Koalicionit Shqiptar pro familjes dhe jetës

KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit! PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare! Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj.