Shkodër, 8 Nëntor 2025 – 11:23
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar dhe bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, në pikën doganore të Hanit të Hotit. Sipas burimeve zyrtare, analiza laboratorike ka zbuluar prani të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike e cila ka rezultuar mbi normat e lejuara për Shqipërinë.
Ndërsa për vendet e Bashkimit Europian kjo sasi konsiderohet brenda limiteve, në Shqipëri standardet janë më të rrepta, duke bërë që ngarkesa të mos lejohet të hyjë në tregun vendas.
Mësohet se misri ishte i destinuar për përdorim blegtoral dhe kishte si destinacion final qytetin e Elbasanit. Pas ndalimit, AKU ka nisur procedurat për bllokimin e sasive të tjera të ngjashme, që dyshohet se janë në proces transporti nëpërmjet të njëjtës linjë.
Në kuadër të kontrolleve të shtrira në territor, AKU ka ndërmarrë gjithashtu masa ndaj një ferme qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër, ku janë konstatuar parregullsi në zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
Kontrollet vijojnë në doganat kufitare dhe në tregun vendas për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





