SARANDË- Saranda është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje të denduara shiu. Si pasojë e motit të keq në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, ka pasur rënie gurësh dhe inerte në rrugë.
Këshillohet që drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi rruga është e lagësht dhe ekziston rreziku i rrëshqitjeve.





