Sherr me thika, një 30-vjeçar në gjendje të rëndë

0

VLORË — Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me mjet prerës shtetasi Bledar Skënderaj, 30 vjeç. Ai ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar disa prej personave të dyshuar që kanë marrë pjesë në konflikt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me motivet e sakta dhe përgjegjësit e përfshirë.