Krim brutal në Itali! Burri 78-vjeçar MASAKRON me thikë gruan në sy të mbesës së mitur

0

ITALI- Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin Vareze në veri të Italisë. Renato Bianchi, 78 vjeç, ka qëlluar me thikë disa herë gruan e tij, Mariella Chiari, 81 vjeçe, brenda shtëpisë së tyre. Viktima ndërroi jetë në vend. Sipas mediave italiane, e bija e çiftit, një mbesë e mitur, ndodhej në shtëpi dhe njoftoi menjëherë autoritetet sapo kuptoi çfarë kishte ndodhur.

Në vendngjarje mbërritën shpëtimtarët dhe karabinierët, por për gruan ishte tepër vonë. 78-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për vrasje.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa kryebashkiaku i zonës shprehu keqardhjen e thellë dhe mbështetjen për familjen e viktimës.