E dhunuan barbarisht me sende të forta e më pas qëlluan me armë drejt makinës në lëvizje! Zbardhet ngjarja në Shkodër, ja kush është i plagosuri

0

SHKODËR- Një konflikt i nisur për arsye të vogla ka degjeneruar në një përleshje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara nga sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koplikut, ku 42-vjeçari u përfshi në një konflikt për motive të dobëta. Disa persona e goditën me sende të forta dhe gjatë përleshjes qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së tij, megjithëse plumbat nuk e preknin drejtpërdrejt shoferin.

Pas të shtënave, Tirana humbi kontrollin mbi automjetin dhe përfundoi i përplasur me barrierat anësore të rrugës, pranë një karburanti. Ai më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe iu drejtua urgjencës së Shkodrës për ndihmë mjekësore