BRUKSEL- Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka bastisur institucionet e BE-së dhe shkollat e lidhura me to. EuNews shkruan se kontrollet u kryen në Belgjikë, në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe në selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në Bruksel. Bastisja çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë, rektoren e institutit dhe ish-diplomaten e BE-së, Federica Mogherini.
Arrestimi u krye me kërkesë të Zyrës Prokurorit Publik Evropian (EPPO), me mbështetjen e Zyrës së BE-së Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe pas miratimit nga gjyqtari hetues. Në qendër të hetimit është projekti i Kolegjit të Evropës për Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian , një program trajnimi nëntëmujor për 50 diplomatë të rinj në shtetet anëtare, i dhënë nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm Kolegjit të Evropës në Belgjikë për periudhën 2021-2022, pas një procesi konkurrues tenderimi. Dyshohet se pjesëmarrësit kanë marrë informacion paraprak në lidhje me programin, siç janë kriteret dhe kërkesat e përzgjedhjes, përpara se të publikohej njoftimi.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka deklaruar se ka dyshime të forta se, gjatë procedurës së tenderit për programin, është shkelur Neni 169 i Rregullores Financiare mbi konkurrencën e ndershme dhe se informacioni konfidencial në lidhje me prokurimin në vazhdim është ndarë me një nga kandidatët pjesëmarrës në tender.
Hetimi duket se po merr formën e një afere “të madhe”, duke marrë parasysh se përveç kontrolleve të institucioneve të BE-së dhe arrestimeve të kryera, para kontrolleve, EPPO kërkoi heqjen e imunitetit nga ndjekja penale të disa të dyshuarve, “gjë që u miratua”





