TIRANË- Deputeti i PS-së, Ardit Bido është “përplasur” me Kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Badhi gjatë seancën parlamentare në Kuvend. Bido tha se është paturpësi që një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Bido tha se deputetet e bojkotuan pasi u urdhëruan, se në atë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë.
Në lidhje me këtë, Bardhi iu përgjigj duke thënë se flamuri nderohet duke mos vjedhur, ndërsa tha se Bido duartroket vjedhjen dhe një të pandehur në qeveri. Ai tha se Bido voton për çdo projekt që nuk i shkon me garë të rregullt bizneseve shqiptare, por grekut e turkut.
Ardit Bido- Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër. Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë vend nuk ka bashki të majta e të djathta, ky është turp. Akoma më turp është turp është ajo ca ka ndodhur në Sarandë, që nuk shkuan fare në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, tha Ardit Bido.
Gazmend Bardhi- Besoj që duhet të dënoni gjuhën e përdorur, të gjithë biem dakord për të nderimin e flamurit kombëtar, nderimi real i festës së Pavarësisë dhe asnjë koleg nuk ka guxuar kurrë të përdorë një ditë që bashkon të gjithë shqiptarët, e të përcjellë përçarje. Do ta ftoja kolegun të nderonte flamurin jo vetëm më 28 Nëntor por çdo ditë. Flamuri nderohet duke mos vjedhur, ti duartroket vjedhjen dhe një të pandehur në qeveri. Ti voton për çdo projekt që nuk i shkon me garë të rregullt bizneseve shqiptare por grekut e turkut. Këtu tregoje ti patriotizmit e mos eja të na tregosh përralla.





