Detaje nga aksident i rëndë në Maliq. Punonjësi i policisë përplas për vdekje këmbësorin

0

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin Maliq-Lozhan mbrëmjen e sotme. Një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

Tragjedia ndodhi teksa ai përpiqej të kalonte rrugën.

Ndërkohë policia njoftoi se në shoferi i makinës është një efektiv i uniformave blu, i cili është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila pritet të hetojë shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.