TURQI- Një tërmet i fortë është regjistruar në Antalia të Turqisë. Raportet fillestare, tregojnë se dridhja u ndje në të gjithë qytetin. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.1 të shkallës Rihter.
Ndërsa thellësia e tij fokale u vlerësua në 95 kilometra. Mediat e huaja shkruajnë se epiqendra e tërmetit ndodhet 176 kilometra në jugperëndim të Ikonit dhe vetëm 17 kilometra në lindje-verilindje të Antalias





