“Një lojtar” i Premier Ligës arrestohet për sulm fizik në West End të Londrës

0

ANGLI – Mediat sportive britanike raportuan të dielën se një futbollist 29-vjeçar ndërkombëtar u arrestua herët këtë mëngjes në West End të Londrës me dyshimin për sulm.

Lojtari, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, u ndalua në vendngjarje pas raportimeve për sulm, dhe viktima u transportua në spital me lëndime të lehta.

Pasi u mor në pyetje, futbollisti, i cili luan në Premier League dhe është ende aktiv në ekipin e tij kombëtar, u lirua me kusht, ndërsa çështja vazhdon të hetohet.

“Policia u thirr në Rrugën Wardour, W1, në orën 00:47 të shtunën, më 6 dhjetor, pas raportimeve për një sulm. Viktima u dërgua në spital dhe lëndimet besohet se nuk janë serioze.

Një burrë 29-vjeçar u arrestua në vendngjarje me dyshimin për sulm dhe përleshje dhe më vonë u lirua me kusht, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane, i cituar nga ‘The Sun’.

Deri më tani, asnjë klub i Premier Ligës nuk ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast.