“Dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore”, nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë

0

Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë në protestën e organizuar nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Lapaj ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, pas skandalit Balluku, dhe ka kërkuar drejtësi.

Me pankarta në duar, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”, qytetarët denoncojnë vjedhjet që janë bërë nga qeveria.