Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar pemët frutore në kopshtin e banesës së shtetasit N. G., në fshatin Funarëz;
-L. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F. B., 31 vjeç, me një send që imitonte armë lodër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-H. G., pasi dyshohet se ka devijuar rrjedhën e kanalit kullues në rrugën e fshatit Zdrajsh dhe si pasojë e ujit janë dëmtuar muret e një banese.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-A. T., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka gjuajtur me pëllëmbë, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, për motive të dobëta, dhe i ka marrë celularin;
-A. Ç., 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Po punohet për kapjen e këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





