Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për ditëlindjen e Trump

0

FRANCË- Franca ka ndryshuar me mirësjellje datat e samitit të ardhshëm të G7-ës për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump. Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për në 15-17 qershor. Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe përbëjnë “Grupin e Shtatë”. Çdo vend organizon me radhë takimet ministrore dhe samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive që zhvillohen çdo vit. Ky model u ndërpre nga rikthimi në pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellësisht aleancat tradicionale të Shteteve të Bashkuara.

“Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan. Data e samitit është rezultat i konsultimeve me të gjithë partnerët tanë të G7”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.