ARRSH: Bllokohet dalja Tiranë-Rinas, ja ORARET dhe DATAT!

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se më datë 13 dhe 14 Janar, rampa që të çon nga autostrada e Tiranës drejt Aeroportit të Rinasit, do të jetë e bllokuar në oraret e natës deri në mëngjes, për shkak të ndërtimit të mbikalimit të ri.

Njoftimi i ARRSH:

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin:

Në këto kushte, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

– Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

ARRSH: Bllokohet dalja Tiranë-Rinas, ja ORARET dhe DATAT!

– Rruga dytësore

– Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

– Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë, në mënyrë që të mos krijojnë vonesa apo probleme për udhëtimet e tyre nga Rinasi.