Bordi i Paqes/ Rama u kthehet mediave: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të cilat kanë qarkulluar në lidhje më Bordin e Paqes, për të cilën u tha se vendi duhet të paguaj 1 milardë euro. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaruar se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro.

Rama fajësoj mediat, të cilat sipas tij deformojnë të vërtetën. Në fund, ai tha se për të rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve.

Postimi i Edi Ramës

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani