Trajneri i Aston Villas shtyn dhunshëm mesfushorin e tij, Youri Tielemans…

0

ANGLI – Edhe pse Aston Villa siguroi kualifikimin për në raundin e 16-të të Ligës së Evropës të enjten me një fitore 1-0 ndaj Fenerbahçes, ndeshja ishte elektrike nga fillimi deri në fund dhe e la Unai Emery-n në një gjendje të vështirë.

Trajneri i Villans, i cili po festonte ndeshjen e tij të 100-të në stol në këtë garë (pa llogaritur 8 ndeshje në Kupën UEFA, e cila tashmë nuk ekziston), e sulmoi ashpër mesfushorin e tij belg Youri Tielemans, ndërsa ky i fundit doli nga fusha në kohën shtesë.

Trajneri spanjol shkoi aq larg sa e shtyu me dhunë ish-lojtarin e Monacos, i cili i kishte shtrirë dorën ish-trajnerit parizien.

Kur u pyet pas ndeshjes për arsyen e kësaj sjelljeje, Emery e shmangu pyetjen, duke u përgjigjur thjesht: “Ai është si një bir për mua”.

Gjithsesi, pamjet shpejt u bënë virale në rrjetet sociale, duke e ndarë përgjysmë Anglinë.