Platforma e Paqes për Ballkanin, presidenti Erdogan takon ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

0

TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit diskutuan të premten marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një takim të mbajtur në Stamboll.

Në njoftimin e publikuar nga Presidenca turke në platformën X bëhet e ditur se në takim morën pjesë ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, si dhe zëvendësministrja e Jashtme e Serbisë, Nevena Jovanoviq, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Duke shprehur kënaqësinë për mbajtjen e takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan në Stamboll, Erdogan falënderoi përfaqësuesit e vendeve për kontributet e tyre. Erdogan theksoi rëndësinë e trajtimit të çështjeve si siguria kufitare, energjia, teknologjia dhe transporti./