“Dita e gjykimit”, nis protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

0

Këtë të shtunë po mbahet protesta e dytë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e thirrur nga opozita kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, dhe demokratë të tjerë dhe iu është bashkuar protestuesve në sheshin përballë Kryeministrisë.

Rreth 1 mijë e 350 efektivë policie janë vendosur në terren për të siguruar rendin publik. Si pjesë e planit të masave, rrugët kryesore pranë qendrës së Tiranës janë bllokuar dhe hyrja e Kryeministrisë është fortifikuar.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kjo është dita kur qytetarët “do t’i bëjnë gjyqin kryeministrit Rama”, duke e cilësuar protestën si më të madhen që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.