Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga protesta e djeshme e opozitës para Kryeministrisë.
Berisha e cilësoi turmën e protestuesve si “uragani që lebetiti Ramaduron dhe kalbësirën rilindje”.
Sakaq, kryedemokrati falënderoi protestuesit të cilët i quajti si kryengritës të lirisë.

Miq, ju përshëndes me këto foto të uraganit të djeshëm që lebetiti Ramaduron dhe kalbesirën rilindje. Nderim dhe mirënjohje për kryengritësit e lirisë! #sb





