Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, ku një 85-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri aksidental.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, shtetasi K. A., është gjetur i pajetë nga familjarët rreth orës 02:50. Hetimet e para tregojnë se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi i shkaktuar nga zjarri në banesën e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Autoritetet kanë njoftuar se veprimet hetimore janë në zhvillim e sipër, ndërsa shqyrtohet çdo element që mund të ketë shkaktuar aksidentin.





