Panik në Tiranë, makina përfshihet nga flakët në ecje, nuk raportohet për të lënduar

0

Një makinë është përfshirë nga flakët në Unazën e Re pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

 

Makina ndodhej në ecje dhe në moment u përfshi nga flakët, duke krijuar panik te qytetarët.

Gjithsesi, nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që u krijua dhe një trafik i rënduar.