Shorti i play off në Champions League/ Real Madrid, sërish me makthin Benfica dhe…Trubin!

0

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për 16 skuadrat që marrin pjesë në fazën play-off të turneut.

Benfika do të përballet sërish me Real Madridin, teksa 2 ditë më parë e mposhti me shifrat e thella 4-2 ku spikati goli i Trubin në minutën e 98. Nga ana tjetër Interi është më me fat pasi do të luajë me skuadrën norvegjeze, Bodo/ Glimt.

Amnistia penale, Lamallari: Përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen
Juventusi i Spaleti ka përballë gjigantët turq, Gallatasarain ndërsa PSG do të luajë ndaj francezëve të Monakos. Atalanta e Gjimshitit do të sfidë Borusia Dortmundin.

Shorti i play off në Champions League/ Real Madrid, sërish me makthin

Rikujtojmë që ndeshjet e play-off do të luhen më 17-18 shkurt dhe 24-25 shkurt.

Shorti

Borusia Dortmund vs Atalanta

Olimpiakos vs Bajer Leverkusen

Gallatasaraj vs Juventus

Klub Bryzh vs Atletiko Madrid

Monako vs PSG

Karabag vs Njukasëll

Benfika vs Real Madrid

Bodo/Glimt VS Inter

PLAY-OFF

Borusia Dortmund ose Olimpiakos kundër Atalanta ose Bajer Leverkusen (fitueset do ndeshen me Arsenalin dhe Bajern Mynihun)

Bodo/Glimt ose Benfika kundër Real Madrid ose Inter (fitueset do ndeshen me Sportingun dhe Mançester Sitin)

Monako ose Karabak kundër PSG ose Njukasëll (fitueset do ndeshen me Barcelonën dhe Çelsin)

Klub Bryzh ose Gallatasaraj kundër Juventus ose Atletiko Madrid (fitueset do ndeshen me Liverpulin dhe Totenhemin)