Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, po zhvillon një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.
Siç shihet nga pamjet, automjeti diplomatik i ambasadorit është futur në ambientet e godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku po mbahet takimi.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi qëllimin dhe temat e diskutimit, ndërsa takimi zhvillohet në kuadër të marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.
Pritet që SPAK ose Ambasada Spanjolle të japin detaje zyrtare në vijim.





