Aksidentoi me vdekje një grua, arrestohet polici!

0

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të hëne një gruaje në aksin Nikël–Larushk.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, kur një automjet, i drejtuar nga një punonjës policie, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësore, e identifikuar me inicialet N.Ç., e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë) ka reaguar me një komunikatë zyrtare, ku bën me dije se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E.B., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë.

Sipas AMP-së, punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka reaguar përmes një komunikate për mediat pas ngjarje, ku bën me dije se ka “arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit.