Bllokohet mbi 7 mijë kg miell i skaduar në doganën e Durrësit

0

Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës.

Nga punonjësit e doganës është bllokuar:

▪️ 2.500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025

▪️ 5.150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025

Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përmbushje të kompetencave përkatëse, deri në asgjësimin e mallit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe nxit operatorët ekonomikë për respektimin e detyrimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetasve.