Autoritetet meksikane kanë sekuestruar një nëndetësee cila transportonte thuajse katër tonë kokainë në Oqeanin Paqësor, në afërsi të brigjeve perëndimore të vendit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Omar García Harfus, i cili theksoi se operacionet detare gjatë javës së fundit kanë çuar në sekuestrimin e pothuajse 10 tonëve kokainë në total. Ai më tej ka shtuar se kjo përbën një goditje të krimit të organizuar dhe ndalon shpërndarjen e miliona dozave drogë në treg.
Gjatë aksionit u arrestuan tre persona nga Marina Meksikane. Autoritetet meksikane kanë intensifikuar kontrollet detare muajt e fundit, pasi trafiku i kokainës përmes rrugëve oqeanike konsiderohet një nga metodat kryesore të transportit të narkotikëve drejt tregjeve ndërkombëtare.





