Një 14-vjeçare nga Gramshi rezulton e humbur që prej datës 12 shkurt.
Amelja Mersiti është larguar nga shtëpia ku jetonte me gjyshen dhe ende nuk është gjetur.
E mitura për herë të fundit është parë në stacionin e autobusave në Gramsh, por askush nuk di se ku ka ikur dhe ku ndodhet aktualisht.
Familjarët kanë bërë denoncim në polici, por kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e saj pasi janë të shqetësuar për të.
Nëse dikush e ka parë ose e sheh Ameljan, është i lutur të kontaktojë në numrin: +355 69 308 4275





