Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku trupi i një 53-vjeçari shqiptar është gjetur i pajetë brenda një banese. Zbulimi u bë i mundur pasi banorët e zonës raportuan pranë policisë për një erë të keqe që vinte nga banesa.
Hetimet e para tregojnë se dyshohet për një vdekje nga shkaqe natyrale. Sipas mediave italiane, ngjarja kishte ndodhur së paku prej një jave pa që dikush ta kishte vënë re.
Trupi i viktimës është transferuar në morgun e Cuneo, dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve pas identifikimit të tij.





