Lëvizje në Gardën e Republikës dhe propozime për ndryshime ligjore

0

TIRANË- Garda e Republikës ka pësuar disa ndyshime ditën e sotme. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.

Vendin e tij e ka zënë, Agim Hila. Gjithashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant.

Pas dështimit të procesit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, institucioni po shqyrton ndryshime ligjore që lidhen me kriteret e emërimit.

Propozimet përfshijnë edhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta, përkatësisht kryekomisar 57 vjeç, drejtues 59 vjeç dhe drejtues i parë 61 vjeç. Këto sugjerime po diskutohen nga grupet e punës dhe pritet të formalizohen në vijim.