Kërkoi pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim/ Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha

0

TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha. Në padinë e aktores 57-vjeçare kërkohej marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili edhe u shpreh për kërkesën për sigurimin e padisë, duke e rrëzuar atë.

Kontrata mes Kompanisë Aleat dhe aktores Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025 përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren Diella. Gjithashtu aktorja kërkonte dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi.

Ministrja Diella u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 11 shtator si pjesë e kabinetit të ri. Më pas, Rama tha se Diella do të zhvillonte edhe “fëmijët” e saj virtualë, për të zëvendësuar 83 deputetët e PS