Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. X., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, 38-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. O., 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Belsh–Kuçovë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj personit shpallën në kërkim shtetasin A. C., 48 vjeç, pasi Policia e Elbasanit ka siguruar informacion se më datë 09.03.2026, ky shtetas ka kanosur me armë, shtetasin K. G., 46 vjeç, gjatë një konflikti të çastit. 46-vjeçari nuk ka kallëzuar ditën e ngjarjes. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.