Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se do të kandidojë në garën për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e përcaktuara më 23 maj dhe nuk i konsideron “përjashtimet” e Flamur Nokës.
“Po, do të jem në garën për kryetar të PD, pavarësisht se është përcaktuar data e zgjedhjeve që është 23 maj, por PD nuk ka përcaktuar siç duhet procesin, sepse ka një parim ku dalin listat e votuesve, rregullat për garuesit dhe kushtet e barabarta të garës, siç bëhet në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh ai.
Salianji theksoi nevojën që gara për drejtimin e Partisë Demokratike të zhvillohet mbi standarde të qarta dhe të barabarta për të gjithë kandidatët, në mënyrë që procesi të jetë i besueshëm dhe transparent.





