Rama: Jemi drejt një epoke të re për turizmin dhe sipërmarrjen

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shëipëria tashmë është drejt një epoke të re për turizmin dhe sipërmarrjen. Gjatë fjalës së tij në ‘MatchMaker Albania’, Rama deklaroi se Shqipëria nuk është vetëm një tokë e premtuar, por një vend që është gati të ndërtojë ekosistemin e saj në favor të nevojave të bizneseve.

Më tej, Rama theksoi se në Shqipëri sot është më e lehtë njerëzit të vijnë dhe të bëjnë biznes.

”Më vonë panairet kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të rrëfyer histori, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Në zanafillë të viteve ’30, ishte koha prej nga nisi kjo lidhje. Por u deshën 50 vite që të rikthehej sërisht. Shqipëria rrekej që të hidhte në tregun e turizmit banjat e vete termale. Për më pas Shqipëria hyri në një fazë të re. E ja ku jemi sot në një epokë ndryshe, në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe, në një kohë ndryshe për ne, aq sa është për botën. Sot Shqipëria reflekton kohën e botës. Pak javë më parë panairi në Berlin na tregon se Shqipëria nuk është vetëm një tokë e premtuar, por një vend që pret dhe është gati të ndërtojë ekosistemin dhe të përshtatet nevojave të bizneseve. Sot është më e lehtë se çka qenë që të bëjnë që njerëzit të vijnë dhe të kthehen në Shqipëri”, tha Rama.