Denoncimi i Berishës: Ergys Agasi është rrahuar keq, e kanë shtruar në dru

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë duke thënë se dy javë më parë, Ergys Agasi është dhunuar. Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se ndaj Agasit nuk ka një urdhër arresti ndërkombëtar, duke theksuar se mandati i arrestit në Shqipëri nuk ka vlerë, pasi mbrohet nga shtetit.

“Dy javë Ergys Agasin e kanë rrahuar shumë keq, e kanë shtruar në dru. Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Por duhet të dijë një gjë Erygs Agasi, se mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë, sepse atë policia nuk e arreston. Ai ka hequr ministra. Këto janë zhvillime për këtë prestonome të Edi Ramës”, tha Berisha.