DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme një kompleks industrial në Durrës, ku operojnë disa kompani në fushta si transport, riciklim dhe përpunim industrial. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se qeveria është duke përgaditur një skemë të re të pensioneve, e cila do të pasurojë skemën aktuale.
Sipas tij, nëse dikush vendos të nxjerrë nga paga një euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e tij të pensionit, shteti do të vendosë një euro tjetër.
“Jemi duke përgatitur një skemë të re të pensioneve, që nuk do ta zëvendësojë, por do ta pasurojë skemën aktuale, duke u dhënë mundësinë të gjithë punonjësve që duan të kursejnë më shumë për pensionin, që të vendosin një fond të veçantë çfarëdolloj përqindje nga paga, të cilën shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë.
Pra nëse dikush vendos të nxjerrë nga paga një euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e vet të pensionit, që pastaj ti shtohet në fund pensionit që do marrë nga skema normale, shteti do të vendosë një euro tjetër dhe kështu do bëhen dy euro dhe natyrisht kjo do jetë e kombinuar shteti për punonjësit e shteti, privati për punonjësit e vet dhe kjo do bëjë që fondi i pensioneve do të fillojë pak nga pak të marrë formë dhe të jete një fond, që garanton qoftë ata që investojnë te fondi, por garanton lidhjen mes privatit dhe punonjësit në një periudhë afatgjatë,” tha Rama./





