“Çështja mos politizohet”/ Protesta e studentëve në RMV, Hoxha: Gjuha shqipe e drejtë kushtetuese dhe e padiskutueshme

0

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke folur për për protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, tha se kjo është një e drejtë që ua garanton ligji vendas dhe se kjo çështje duhet të adresohet dhe të mos politizohet. Në konferencën me gazetarët, Hoxha më tej, se Shqipëria mbetet një aktor i përkushtuar për marrëdhëniet dhe stabilitetin në rajon.

“Forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mbështetja e pakufizuar për Kosovën mbetet në vijë të parë. Në çdo kohë dhe në çdo rast, Shqipëria ruan marrëdhëniet e mira me shqiptarët kudo që ndodhen. Sa u takon protestave të studentëve në Shkup, të cilët po kërkojnë një të drejtë. Ata po ngrenë një pyetje të drejtë. I kemi ndjekur me vëmendje.

Përdorimi i gjuhës shqipe në RMV është një e drejtë kushtetuese dhe kjo e drejtë nuk duhet të vihet në diskutim. Është thelbësore që kjo të adresohet në rrugë institucionale, edhe pese RMV nuk është duke negociuar në mënyrë aktive si Shqipëria. Për ne është shumë e rëndësishme që kjo çështje të mos politizohet, por të trajtohen me përgjegjshmëri. Ajo që na intereson janë zgjidhjet. Shqipëria mbetet një aktor i përkushtuar për marrëdhëniet dhe stabilitetin në rajon,” tha Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.