TIRANË- Drejtori i Policisë, Skënder Hita ka folur lidhur me situatën e zjarrit në kompleksin “Arlis” pranë QSUT. Duke folur për mediat, Hita tha se ende nuk është bërë bilanci përfundimtar i zjarrit, ndërkohë theksoi se disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes.
Hita tha gjithashtu se të gjitha forcat janë angazhuar në terren dhe po vijon kontrolli i plotë i banesave për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Tani ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Janë paraqitur punonjës të shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të vogla, janë angazhuar të gjitha forcat dhe kemi bërë menaxhimin dhe koordinimin me forcat e tjera. Ende nuk janë kontrolluar të gjitha banesat. Është ende herët për të mësuar nga ka lindur zjarri, por do të kryhen të gjitha veprimet hetimore duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë nëse kanë mbetur,” tha Hita





