Klubi i blerë nga Leo Messi, tani ka më shumë ndjekës se tetë klube të La Ligës…

0

SPANJE – Blerja e UE Cornellà nga Lionel Messi ka shkaktuar tronditje në klubin katalanas, popullariteti i të cilit është rritur menjëherë.

Lajmi, i cili u bë i ditur të enjten e kaluar, bëri që numri i ndjekësve në mediat sociale të shumëfishohej me një shpejtësi të paparë, deri në atë pikë sa klubi i divizionit të 5-të spanjol tashmë ka më shumë ndjekës se disa klube të LaLiga-s.

Klubi i fundit që u tejkalua këtë të diel ishte gjithashtu me seli në Barcelonë, Espanyol, i cili ka 550.000 ndjekës, ndërsa Cornellà tani ka 608.000 ndjekës në kohën e shkrimit të këtij lajmi.

Klubi i Leo Messit gjithashtu ka tejkaluar shtatë klube të tjera të La Ligas për sa i përket ndjekësve në Instagram: Alavés (240.000), Levante (371.000), Rayo Vallecano (376.000), Oviedo (387.000), Osasuna (410.000), Elche (472.000) dhe Mallorca (472.000 ).

Kjo rritje eksponenciale, e rendit Cornellàn si klubin e tretë në Katalonjë me më shumë ndjekës, vetëm pas Barcelonës (147 milionë) dhe Gironas (1.1 milionë). Ndikimi mediatik ishte global, me markën Cornellà që fitoi famë të papritur.

Kronologjia e rritjes…

Me një rritje të pandalshme, UE Cornellà kishte vetëm 39.113 ndjekës kur u njoftua blerja e klubit nga Leo Messi. Pak më shumë se 24 orë më vonë, numri kishte arritur tashmë në 280.000, dhe këtë të hënë, vetëm tre ditë më vonë, kishte tejkaluar tashmë 600.000: numri i ndjekësve u rrit afërsisht 15 herë!

Pavarësisht se është në divizionin e 5-të, UE Cornellà ka një traditë të fortë në zhvillimin e futbollistëve, duke prodhuar lojtarë të tillë si David Raya, Jordi Alba, Gerard Martín dhe Keita Baldé në një moshë të re.