500 nxënës të shkollës ‘Vilson Blloshmi’ së shpejti në një godinë me infrastrukturë bashkëkohore

0

Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, së bashku me deputetët Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Vilson Blloshmi”.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor. Shumë shpejt, rreth 500 nxënës dhe 38 mësues do të kenë në dispozicion ambiente më funksionale, më të sigurta dhe të përshtatura sipas standardeve moderne.

Rikonstruksioni i kësaj shkolle po realizohet falë bashkëfinancimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Librazhd, duke reflektuar angazhimin institucional për rritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin arsimor në zonë.