Vrasja në Memaliaj reagon policia: Një v*iktimë, një i plagosur , autori në arrati

0

Policia e Memaliaj ka reaguar zyrtarisht mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme ku ka mbetur i vrarë një person, është plagosur një tjetër ndërsa autori gjendet në arrati. Sipas policisë e gjitha ka ndodhur pas një konflikti mes palëve.Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.